Lajmet e fundit

Greqia po përgatitet për kthimin e refugjatëve prapa në Turqi, konform marrëveshjes që u arrit muajin e kaluar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Mediat greke raportuan sot se afro 750 persona, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar, pritet të dërgohen prapa nga ishulli grek, Lesbos, në portin turk, Dikili, më 5 dhe 7 prill.
Megjithatë vala e migrantëve që arrijnë në brigjet jugore greke nuk ka të ndalur.
Rojet bregdetare greke sot shpëtuan plot 360 emigrantë që arritën përmes detit në ishullin Lesbos.
Ndërkohë që situata në Idomeni vazhdon të mbetet kaotike. Refugjatët që mbajnë të bllokuar tashmë dy javë rresht linjën hekurudhore Selanik-Shkup, dje kanë bllokuar edhe autostradën kryesore që lidh Maqedoninë dhe Greqinë. Ato me çdo kusht kërkojnë hapjen e rrugës ballkanike dhe thonë se nuk do të kthehen pas në Turqi.