Lajmet e fundit

Në rast se qeveria greke nuk do të arrijë një marrëveshje me kreditorët, atëherë vendi rrezikon falimentim që rrjedhimisht mund të çojë në daljen nga Eurozona dhe BE-ja.
Në foto është ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, i cili ka vënë dorën në kokë. Varoufakisit nuk i dalin llogaritë e financave të vendit pasi borxhi është më i madh se sa kanë mundësi të paguajnë.
Syriza erdhi në pushtet me premtimin se do të rinegocionte kushtet e borxhit, por me sa duket nuk po ia arrin dot.