Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll është duke humbur nga Greqia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e Greqisë ndaj Kosovës 13-9, në sfidën që është duke u zhvilluar në Heraklion, në ishullin e Kretës në Greqi, njofton Klankosova.tv.
Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja e parë me Greqinë në Prishtinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve.