Lajmet e fundit

Bashkimi Europian i ka pranuar porozitet e reja greke, për sigurimin e daljes nga kriza.
Presidenti i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka thënë se në mbledhjen e ministrave të financave të Bashkimit Europian, një vendim i madh mund të merret.
Propozimet kanë për qëllim zhdukjen e kolapsit financiar dhe parandalimin e një dalje të mundshme greke nga eurozona.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras do të vë në votim në parlament planin, i cili përmban shumë elemente të refuzuara në referendumin e të dielës në Greqi.
Kryeministri u ka paraqitur propozimet kreditorëve të Greqisë - Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.