Lajmet e fundit

Deri tani janë numëruar 57 % të votave të referendumit në Greqi dhe rezultatet e tanishme i japin përparësi votës kundër masave ndihmëse të kreditorëve ndërkombëtarë.
61.2% janë kundër ndërsa 38.7% pro, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Qeveria e Partisë së majtë radikale, Syriza, ka kritikuar kushtet e shpëtimit si poshtëruese.
Nëse shifrat dalin në favor të Syrizas, ata thonë se kjo do t’i sillte atyre avantazh në negociata për borxhin masiv të vendit.
Përderisa ende pa përfunduar numërimi total i votave, shumë qytetarë grekë kanë dalë rrugëve të Athinës duke festuar referendumin kundër kreditorëve evropian, referendum ky i cilësuar si historik për të ardhmen e vendit.