Lajmet e fundit

Greqia ka filluar evakuimin e mijërave refugjatëve të ngecur në kampin në Idomeni, në kufirin verior me Maqedoninë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Operacioni ka filluar në agim, me ç’rast vetura të policisë kanë qenë të vendosura për te lehtësuar transferimin e njerëzve.
Ky kamp kishte “lulëzuar” pas mbylljes së kufirit në Maqedoni, duke lënë më shumë se 8,000 njerëz me qëndrim aty.
Refugjatët, të ardhur nga zonat e konfliktit në Siri, Irak dhe Afganistan, kanë refuzuar që të largohen pavarësisht kushteve të këqija për jetesë.