Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, është takuar sot me shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Athanassiadou për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ishte veçanërisht e interesuar për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet fondeve IPA dhe fondeve të BE-së dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e ministrisë në realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.