Lajmet e fundit

Shteti i Greqisë nga kjo e premte do të lejojë të hapen libraritë dhe sallonet e ondulimit, ky lehtësim i masave kundër COVID-19 është duke bërë për shkak të kohës së Krishtlindjeve.
Ndërsa nga shtatë janari vitit 2021 pritet të largohen kufizimet edhe për bizneset tjera, transmeton Klan Kosova.
Shkollat, restorantet dhe gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar, ky është bllokimi i dytë i Greqisë brenda një vitit për shkak të numri të madh të rasteve me COVID-19.
Zëdhënësi i qeverisë italiane, Stelios Petsas, në një konferencë ka deklaruar se kishat do të jenë të hapura vetëm për Krishtlindje, në datat 25 dhjetor dhe më 6 janar, ku brenda do të lejohen një numër i kufizuar i personave.
Në Greqi janë regjistruar 121,253 raste me koronavirus dhe 3,370 persona kanë ndërruar jetë, shkruan Reuters.