Lajmet e fundit

Gjykata e Komotinisë së Greqisë ka dënuar me 15 vjet burg dy ekstremistë islamikë të arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje në janar 2016, në stacionin e autobusëve në Aleksandrupoli.
Dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë nga gjykata dhe janë dënuar pas vërtetimit të akuzave. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 30-vjeçar me shtetësi suedeze dhe një 20-vjecar Jemenas, të arrestuar nën akuzën e anëtarësimit në Shtetin Islamik, ndihmë për organizatat ekstremiste dhe atmatosjen e tyre.
Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën hanxharë dhe materiale propagandistike pro Shtetit Islamik. Ata po bëheshin gati të udhëtonin në një autobus me destinacion Athinën, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Prej hetimeve rezultoi se dy personat tentonin të krijonin celula të ISIS në kryeqytetin helen, prej nga ku do të organizonin sulme terroriste.
Ky është gjyqi i parë i këtij lloji në Greqi dhe lajmi për dënimin e të akuzuarve bëri jehonë në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.