Lajmet e fundit

Greqia dhe kreditorët e saj ndërkombëtar kanë rënë dakord për një marrëveshje të re multi -miliardë eurosh shpëtimi, sipas ministrisë së financave të Greqisë.
“Një marrëveshje është arritur. Disa detaje të vogla po diskutohen tani,” ka thënë një zyrtar për Reuters,transmeton Klan Kosova.
Një marrëveshje do ta mbaj vendin në eurozonë dhe do ta shmangë bankrotimin.
Greqia është pajtuar për funksionalizmin e një fondi të ri të pavarur të privatizimit, dhe se si do të administrohen kreditë me probleme bankare, tha zyrtari.
Ministri grek i financave Euclid Tsakalotos tha “ dy apo tri detaje të vogla” janë ende në pritje në negociatat për paketat e shpëtimit.