Lajmet e fundit

Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar se i ka shpëtuar mbi 1 mijë emigrantë nga pjesa lindore e Detit Egje.
Raportohet se ata u shpëtuan gjatë 37 operacioneve të kërkim – shpëtimit që u realizuan në disa ujdhesa greke, gjatë fundjavës..
Greqia po përballet me një krizë masive të emigrantëve pasiqë që nga fillimi i vitit, mbi 55 mijë të huaj kanë zbarkuar në ujërat greke nga ato turke, shumica e të cilëve vinin nga Siria.