Lajmet e fundit

Për seancën e nesërme rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në një mënyrë ka reaguar edhe Emisari special Richard Grenell.
Ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë por duket se e ka mirëpritur qëndrimin e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, se e mbështet mbajtjen e seancës së nesërme, njofton Klan Kosova.
Grenell, i cili vazhdimisht e ka kundërshtuar vendimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës ndaj produkteve serbe, e ka shpërndarë në llogarinë e tij në twitter deklaratën e Kosnett.