Shqiptarja Gjeorgjia Murati ishte tre muaj shtatzënë kur u vra nga partneri i saj, i cili rezulton me një të shkuar të dhunshme dhe kriminale.
Ai është akuzuar edhe në të kaluarën për akte të dhunshme dhe rrahje të grave, ku midis tyre nuk ka munguar as motra e tij, për të cilën mediat greke shkruajnë se ai e ka përdhunuar. Motra e tij e denoncoi për përdhunim në qershor të vitit 2022.
Ndaj 39-vjeçarit grek janë ngritur 49 padi, edhe për krime shumë të rënda. Padia e parë ndaj tij rezulton në vitin 2016 nga ish-gruaja e tij, e cila e akuzonte për dhunë në familje.
Ndërkohë, pas vrasjes së shqiptares, 39-vjeçari luajti teatër për 8 ditë duke bërë të paditurin për vrasjen e partneres së tij, teksa kishte deklaruar në polici se ai së bashku me një shok kishin tentuar të grabisnin një shtëpi, por planet nuk kishin shkuar si duhet dhe kishin përfunduar duke vrarë 41-vjeçaren shqiptare, raporton RTSh.
Por 39-vjeçari më pas ndryshoi qëndrim, nuk e nënshkroi deklaratën fillestare dhe nuk pranoi të fliste me policinë pa avokatin e tij. Më pas kamerat e sigurisë treguan 39-vjeçarin duket bartur trupin e shqiptares në bagazhin e makinës.
Shoku i tij pretendon se kishte rol të kufizuar në grabitjen e dështuar. “I thashë se do të largohesha, por ai më kërcënoi se nëse nuk do ta ndiqja, do të vuaja aq sa Gjeorgjia”.
Shoku i autorit ka rrëfyer se shqiptarja u masakrua me thika, ndërsa i tregoi policisë vendin ku ata e hodhën trupin e saj. Të dy e vendosën trupin e shqiptares në bagazhin e makinës duke e hedhur në një vend të braktisur në Halkidiki.
Historia e çuditshme me fëmijën e vdekur
39-vjeçari është gjithashtu i përfshirë në një rast të vjetër, por të çuditshëm, i cili kishte preokupuar mediat në vitin 2009.
Në moshën 23 vjeçare, i akuzuari kishte pasur një fëmijë me partneren e tij, që ishte vetëm 17-vjeçe dhe që do të bëhej gruaja e tij më vonë.
Sipas mjekëve, foshnja humbi jetën disa ditë pas lindjes, një incident shumë i diskutueshëm, ku të dy kërkuan drejtësi duke besuar se dikush kishte ndryshuar fëmijën e tyre në maternitetin shtetëror.
Kjo u pasua nga një seri hetimesh që nuk çuan askund. Por misteri ishte kur zyra e prokurorit urdhëroi zhvarrosjen e foshnjës që të testohej për ADN-në.
Varri ishte bosh dhe dikush kishte vjedhur fëmijën e vdekur. 39-vjeçari që po mbahet në arrest me burg për vrasjen e shqiptares shtatzënë ngriti padi duke pretenduar se i kishin rrëmbyer fëmijën në mënyrë që të fitonin para nga shitja e tij për birësim.
Sidoqoftë, Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm që trajtoi çështjen arriti në përfundimin se fëmija nuk u rrëmbye kurrë nga spitali.
Në të njëjtën kohë, ai kërkoi një hetim për humbjen e trupit dhe për të ekzaminuar se kush kishte interes që fëmija të zhdukej.
Sa i përket pretendimeve për rrëmbim nga ana e 39-vjeçarit, ishte arritur në përfundimin se prindërit e kanë parë fëmijën për 19 ditë, ndërsa ishte gjallë. Por një i afërm i ngushtë i çiftit konfirmoi me dëshminë e tij se i njëjti fëmijë iu dorëzua i vdekur familjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.