Lajmet e fundit

Dogana e Kakavijës do të qendrojë e mbyllur për automjetet për dy ditë duke filluar nga nesër.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet shqiptare, të cilat janë njoftuar prej grekëve.
"Duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion", njofton policia, shkruan albeu.