17.09.2015 · përditësuar para 3971 dite1 min lexim
Avokati amerikan Gregor Guy Smith, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka deklaruar se “Rasti Drenica”, në të cilin ai mbron Sylejman Selmimin, është njëri nga rastet më të komplikuara dhe të çuditshme, ku ai ka qenë palë mbrojtëse.
“Rasti i Drenicës sa më përket mua si jurist është një nga rastet më të komplikuara që unë kam qenë i përfshirë. Duke u bazuar në të gjitha parimet dhe rregulluat e drejtësisë unë shpesh pyes si është e mundur të ndodh kjo”, ka thënë avokati.
Guy Smith, gjithsesi, beson se do ta fitojë këtë rast, por, sipas tij, lufta e ish-ushtarakëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë.
“Shpresoj se për ‘Rastin Drenica’ gjykata t’i lirojë të gjithë këta zotërinj”.
“Por do të ketë një seri rastesh të cilat do të paraqitën para një gjykate të re të cilën e ka miratuar Kuvendi i vendit tuaj dhe lufta nuk do të përfundojë, por do të vazhdojë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.