17.01.2018 · përditësuar para 3119 dite1 min lexim
Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, ka kërkuar që vrasësit e Oliver Ivanovqit të sillen para drejtësisë, njofton Klan Kosova.
“I shprehi ngushëllime familjes dhe kërkoj që sa më shpejt dorasit e këtij krimi të dalin para drejtësisë”.
Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë në një takim me media në këndin amerikan të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Ivanoviq është vrarë dje afër zyrave të partisë së tij, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Beograd.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.