Rokeri legjendar Greg Allman lajmëroi të hënën se ai nuk do të bëjë turne më 2017, dhe se koncertet që i ka caktuar për muajin qershor nuk do t’i mbajë.
Nuk janë dhënë arsye për koncertet e anuluara, por besohet se problemet shëndetësore të viteve të fundit e kanë ndaluar rokerin nomad që të mbajë koncerte në kapacitet të plotë, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
“Është vendosur që Gregg nuk do të bëjë turne më 2017”, shkruan në ueb-faqen e Allmanit.
Allman edhe pak vite më parë i kishte anuluar koncertet e tij, pikërisht për shkaqe shëndetësore.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.