Bendi Green Day ka njoftuar për turneun në nivel stadiumësh që do ta mbajnë vitin e ardhshëm.
Grupi pop-punk do t’i mbajë këto koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.
Ata me këtë rast edhe do ta promovojnë albumin e tyre të ri, “Saviors”.
Gjithashtu, ky turne do ta festojë edhe 30-vjetorin e albumit të tyre të famshëm, “Dookie”, dhe 20-vjetorin e atij, “American Idiot”.
https://www.youtube.com/watch?v=koyYZc6hS-s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.