Për të gjithë ju çuna që mendoni se vajzat vlerësojnë më shumë muskujt në trupin tuaj, na lini t’ju tregojmë se e keni gabim.
Në fakt tërheqëse për gjininë femërore tek një mashkull është mjekra.
Sipas një studimi gratë i konsiderojnë më seksi dhe tërheqës meshkujt me mjekër e madje edhe lidhjet me ta janë më afatgjata.
Të dhënat dalin nga një studim i quajtur “The Masculinity Paradox”, i cili u paraqiti mbi 8 mijë grave foto të ndryshme të meshkujve me gjatësi të ndryshme të mjekrës.
Atyre iu kërkua të rendisin fytyrat në aspektin e tërheqjes duke nisur nga ata që mund t’i joshnin më shumë deri tek ata më pak. Mes tyre ato zgjodhën dhe me kë do të preferonin një lidhje serioze e me kë një lidhje afatshkurtër, shkruan blitz.al. Si përfundim shumica parapëlqente dhe tërhiqej nga meshkujt me mjekër të gjatë dhe shumë më pak nga meshkujt pa mjekër.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.