Lajmet e fundit

Gratë të cilat kanë zakon të zgjohen në mëngjeset e hershme, kanë më pak gjasa të rrezikohen nga kanceri i gjirit sesa ato të cilat zgjohen më vonë, thotë studimi i fundit.
Hulumtimet që përfshijnë më shumë se 400,000 femra u gjetë se kanë një rrezik të kancerit të gjirit deri në 48 përqind më të ulët se ato që rrinë zgjuar natën, njofton Klan Kosova.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, gjithashtu treguan se gratë që flinin më gjatë se shtatë deri në tetë orë në javë shtuan probabilitetin e tyre për një diagnozë me 20 përqind për çdo orë shtesë të kaluar në gjumë.
Një shpjegim mund të jetë se ata që funksionojnë më mirë në mëngjes kanë fjetur më mirë dhe u zgjuan më herët.