Lajmet e fundit

Një studim i ri i bërë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvard-it në Boston, ka konstatuar se personat që në familje kanë pasur të paktën një rast të një të afërmi të sëmurë nga kanceri në gji, duket të konsumojnë sa më pak alkool.
Studimi dhe ekzaminimet janë realizuar tek 88,000 femra dhe 47,000 meshkuj të cilët ishin mbi moshën 30 vjeçare.
Në veçanti, nga kanceri në gji më të prekurat janë femrat. Ato janë më të pritura të preken nga kanceri në gji në qoftë se pinë një gotë me alkool në ditë. Po konsumuan këtë sasi alkooli, shanset për të pasur këtë sëmundje janë 15% më të larta.
Sipas studimit, çdo vit shtohen rastet e kancerit vetëm nga pirja e tepërt e alkoolit.
Studimi është publikuar në “British Medical Journal”, transmeton Klan Kosova.