Lajmet e fundit
Gratë sundojnë botën, thotë këngëtarja e famshme Beyonce, ndërkaq ne po ju paraqesin nëntë gra të cilat thjeshtë i kanë ndryshuar jetët tona me shpikjet e tyre fascinuese teknologjike.

1.Softueri kompjuterik
Admiralja e Marinës amerikane, Dr. Grace Murray Hopper, ka qenë edhe shkencëtare e cila ka krijuar COBOL-in, softuerin e parë afarist kompjuterik user-frendly. Krahas kësaj, ajo është e para që ka përdorur shprehjen bug, për të përshkruar gabimet në sistemin kompjuterik, pasi ka zbuluar virusin e vërtetë i cili ka shkaktuar probleme në kompjuterin e saj.
2.Transmetimi i të dhënave pa tel
Hedy Lamarr ka zbuluar sistemin sekret të komunikimit gjatë Luftës së Dytë Botërore për radio-kontroll të silurave, duke përdorur teknologjinë e re për caktimin e frekuencave, me çka ka vendosur themelet teknologjike për të gjitha – nga koneksioni pa tel deri te GPS-ja.
Sistemin e parë të ngrohjes në vetura, i cili ka orientuar ajrin nga motori në mënyrë që të ngrohë gishtat e mërdhirë të shoferëve aristokratë të shekullit XIX, e ka shpikur Margaret Wilcox në vitin 1893. Ajo gjithashtu ka shpikur makinën e kombinuar për larjen e enëve dhe të rrobave, të cilën dikush urgjentisht është dashur ta konstruktojë!
4.Ngrohja solare e banesave
Fizikania dhe pionierja e energjisë solare, dr. Maria Telkes, në vitin 1947 është bashkuar me damën po ashtu të pakompromis, arkitekten Eleanor Raymond, në mënyrë që bashkërisht të ndërtonin shtëpinë e parë e cila në tërësi do të furnizohej me energji solare.
Florence Parpart ka shpikur frigoriferin elektrik në vitin 1914.
6.Teknologjitë e telekomunikacionit
Fizikania Dr. Shirley Jackson ka qenë afro-amerikania e parë e cila ka doktoruar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets më 1973. Gjatë punës në Bell Laboratories, ka zhvilluar hulumtimin kyç shkencor i cili ka mundësuar shpikjen e transmetimit të të dhënave me faks, touch tone telefonin, qendrat solare, kabllot përçuese të dritës dhe teknologjitë të cilat fshihen pas paraqitjes së numrit dhe thirrjes në pritje.
7.Makina për larje të enëve
Duke shpëtuar martesa të shumta, makinën për larjen e enëve e ka shpikur Josephine Cochrane në vitin 1887. Shpikjen e saj ia ka ofruar pronarëve të hoteleve, duke shkuar në mënyrë skandaloze në takime pa përcjelle nga bashkëshorti, vëllai apo babai, andaj në fund ka hapur fabrikë të veten.

8.Sistemi sigurues i mbikëqyrjes me kamera
Marie Van Brittan Brown ka patentuar sistemin e mbikëqyrjes me kamera në vitin 1969 por ka qenë i dedikuar për sigurinë e personaliteteve, duke pasur parasysh që policia ka qenë e ngadalshme në thirrjet për ndihmë në lagjen e saj në New York.
9.Ngrohja qendrore
Çdo herë kur ndiheni falënderues që banesa juaj është e ngrohur mirë në stinën e dimrit, kujtojeni Alice Parkerin, e cila ka shpikur sistemin e ngrohjes qendrore me gaz në vitin 1919. Edhe pse dizajni i saj kurrë nuk është ndërtuar, ajo ishte ndër të parat që kishte shpikur shfrytëzimin e gazit natyror për ngrohje, andaj kjo damë ka inspiruar sistemet ngrohëse të ardhmërisë. /ngjyra.com