Lajmet e fundit

Disa femra kanë vëndosur të krijojnë një grup për të luftuar kundër grupit terrorist të ISIS. Një prej grave që është pjesë e këtij grupimi nuk ndjen keqardhje që ka lënë dy fëmijët e saj dhe ish punën si parukiere për t’u bashkuar me një ushtri të përbërë nga femra të krishtera që luftojnë kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.
Ushtarja 36-vjeçare nga minoritete të krishtera siriane në verilindje të Sirisë thotë se po e bën këtë për të siguruar të ardhmen për fëmijët e saj.
“Më mungon Limar dhe Gabriela dhe jam e shqetësuar gjithnjë se ata duhet të jenë të uritur dhe të etur. Por unë po përpiqem të ju tregoj atyre se unë jam duke luftuar për të mbrojtur të ardhmen e tyre, “ tha ajo për AFP.
Ndonëse grupi i ri është i vogël, ajo pritet të rritet. Babylonia tregoi se në të vërtetë ishte burri i saj i cili e inkurajoi atë për të lënë fëmijët e tyre në mënyrë që të bashkohet me këtë grup.






