Të gjithë e panë se çka ndodhi të dielën e 20 marsit, kur Real Madrid u turpërua në fushën e vet nga Barcelona me rezultatin 0:4.
Por, pakkush e di se një El Classico tjetër të dhimbshëm, ekipi mbretëror e shijoi edhe një javë më herët. Bile duke humbur nga rivali i përbetuar me rezultat 5:0. Kjo ndodhi, të dielën e 13 marsit kur u përballën ekipet e kategorisë së femrave.
Në ligën e kësaj gjinie, Barcelona është e pakonkurrencë në këtë edicion, derisa me fitoren ndaj madrileneve e siguroi titullin e kampionit, 6 xhiro para përfundimit të kampionatit. Kjo, duke i fituar të gjitha 24 ndeshjet e deritanishme, dhe atë me 136 gola të shënuara, dhe vetëm 6 të pranuara.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.