Lajmet e fundit

Vetëm një në 100 gra janë në gjendje të njohin simptomat më të shpeshta të kancerit të mitrës.
Në një anketim të zhvilluar me 1,000 gra në Britani, vetëm 1% prej tyre kanë pasur njohuri që nevoja më e shpeshtë për të shkuar në banjo është njëra nga simptomat e këtij kanceri.
Ndërkohë, katër nga pesë gra nuk kishin njohuri që dhimbjet abdominale mund të vinin si pasojë e kësaj sëmundje.
Vetëm 3% kishin njohuri që ndjenja e të qenit e mbushur ishte njëra nga simptomat, përderisa 12% prej tyre kishin njohuri që fryrja e barkut gjithashtu bënte pjesë në simptomat e kancerit të mitrës.
Ndërsa tre nga dhjetë gra kanë besuar që skanimi mund të detektoj zhvillimin e kësaj sëmundje.
Lidhur me këtë një organizatë në Britani “Charity Target Ovarian Cancer” është duke bërë përpjekje që të rris vetëdijesimin tek gratë për simptomat e kancerit të mitrës.