Lajmet e fundit
Mbretëria konsverative ua ka lejuar të drejtën e votës dhe të kandidimit për t'u zgjedhur, për herë të parë, grave.

Arabia Saudite ka bërë ndryshim rrënjësor në sistemin gjyqësor, pasi duke filluar nga zgjedhjet lokale që po mbahen gratë kanë të drejtë vote për të parën herë.
Ato po ashtu janë duke konkurruar për herë të parë edhe si kandidate për t’u zgjedhur, megjithëse mbretëria konservative është i vetmi vend i botës ku gratë nuk lejohet të vozisin, transmeton Klan Kosova.
Në total, 978 gra janë të regjistruara si kandidate, krah 5,938 meshkujve.
Por kandidatet gra duhej të flisnin prapa një ndarjeje gjatë kampanjës, ose të përfaqësoheshin nga një burrë.
Rreth 130,000 gra janë regjistruar për të votuar, thonë zyrtarët, që në krahasim me burrat, 1,35 milionë, është pothuaj e papërfillshme.