Lajmet e fundit

Gratë janë të përjashtuara nga zgjedhja e proceseve, kjo përkundër se gratë janë më të prekurat në raste të konflikteve kudo në botë, njofton Klan Kosova.
Kështu deklaroi Flora Macula, shefe e zyres së UN Women në Kosovë në konferencën "Qasja në drejtësi dhe reparacione për te mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin"
Macula shtoi se raparacionet e të mbijetuarave të dhunës seksuale janë ndihma më e vogel që mund t`iu bëhet atyre. Ajo lavdëroi punën e ekzekutivit kosovar për vendimin e marrë kohëve të fundit për t`i mbështetur financiarisht të mbijetuarat e dhunës seksuale, njofton Klan Kosova.