Lajmet e fundit

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe aktorë të tjerë kanë lansuar raportin “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”.
Gjatë së enjtes janë prezantuar gjetjet, ku thuhet se një numër i vogël i personave që diskriminohen në bazë gjinore e raportojnë këtë në institucionet përkatëse, njofton Klan Kosova.
Sipas raportit, gratë dy herë më shumë se burrat janë të prira ta përjetojnë këtë formë diskriminimi, i cili ndodh si në sektorin privat, ashtu edhe në administratë e qeveri.
Telashe me padrejtësi në bazë të gjinisë përballen edhe burrat, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushimin e atësisë.
Ankesa në lidhje me këso shkeljesh shkojnë edhe tek Avokati i Popullit. Por, Naim Qelaj thotë se ka pak për shkak të mungesës së besimit në institucione, por mungojnë edhe fushatat vetëdijesuese.
Në raport janë përfshirë edhe rekomandimet, të cilat u tha se do të zbatohen në ligjin e ri të punës.