Lajmet e fundit

Policia në Indi ka ndaluar qindra gra që po marshonin drejt një tempulli që tradicionalisht ka qenë e hapur vetëm për meshkuj.
Protestuesit kërkuan që të kenë mundësi të hynë brenda strehës, por u ndaluan nga policia, transmeton Klan Kosova.
Këto gra dëshironin t’i jepnin fund praktikës “poshtëruese” që ndalon gratë të hynë në faltoren kryesore Shani Shingnapur në Ahmadnagar.
Mediat raportojnë se për t’i ndaluar këto gra ishin angazhuar rreth 600 policë.
Tempulli në Shani Shingnapur në Ahmadnagar i kushtohet Zotit Shani, që besohet të jetë personifikimi i planetit Saturn.