Lajmet e fundit

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Turi në rrugën rajonale Bujanoc-Gjilan, me ç’rast kanë mbetur të vdekura nënë e bijë.
Është bërë e ditur që bashkëshorti ka shtënë tashmë të ndjerat gruan dhe vjehrrën e tij, përderisa ka plagosur edhe vajzën, te gjithë këta shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, shkruan Vranjske, transmeton Klan Kosova.
Vajza është transportuar me ambulancë në Nish, ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e saj, përderisa i dyshuari është në arrati.