Lajmet e fundit

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili e quajti "lopë"ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
"Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, përdori gjuhë fyese ndaj një ministreje e gruaje dhe gjuha e tillë është papranueshme".
"Si ish-drejtues i institucionit të Avokatit të Popullit e që kishte mision të mbrojë të drejtat e qytetarëve, përfshirë të drejtën e gruas e të familjes, Sami Kurteshi, do të duhej të tregohej më i përmbajtur në deklaratat e tilla publike, sidomos ndaj një femre që përfaqëson një dikaster qeveritar".
"Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga një gjuhë e tillë, ndryshe heshtja e tyre është miratim ndaj këtij fjalori ofendues. Kjo vlen edhe për Shoqërinë Civile dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës".
"Po ashtu, edhe institucionet kompetente duhet të marrin qëndrim karrshi deklaratave të tilla të zyrtarëve politikë".
Gruja Demokartike mbështet fuqishëm punën e minsitres Dhurata Hoxha dhe e inkurajon atë që të vazhdojë me reformat e filluara në dikasterin që ajo drejton, transmeton Klan Kosova.