Lajmet e fundit

Forumi i Grave të Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot punëtorinë me temën “Roli i Gruas Demokratike si vizion i së ardhmes”, e cila është e para pas zgjedhjes së kryesisë dhe kryetares së GD-së, Justina Shiroka-Pula, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Komunikim e PDK-së.
Shiroka-Pula tha se “Gruaja Demokratike prej themelimit të saj e deri më sot ka dhënë “shumë dhe ka ndihmuar gratë në përgjithësi”, transmeton Klan Kosova.
Ajo shpalosi edhe vizionin dhe misionin e Gruas Demokratike ku u ndalë më shumë në informimin dhe aktivizimin më të madh të Gruas.
“Të krijojmë gruan mirë të informuar dhe aktive për të zhvilluar politika qe prekin gruan në Kosovë.
Të zhvillojmë Gruan Demokratike nëpërmjet aktivizimit, mobilizimit dhe politikave gjinore”, u shpreh kryetarja e GD-së.