Lajmet e fundit

Forumi i grave të partisë Demokratike të Kosovës, kanë nderuar Nënën Terezë në përvjetorin e vdekjes së saj, duke vendosur kurora lulesh te shtatorja e saj në sheshin e qytetit të Prishtinës, që mban emrin e saj.
“5 shtatori është data kur njerëzimi humb Nënën Terezë, por trashëgimia e saj na obligon që të gjithë të bëjmë më shumë për njerëzit në nevojë”, ka thënë kryetarja e këtij forumi, ish deputetja, Justina Shiroka Pula.
“Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, në muajin shtator ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta shënuar këtë datë të rëndësishme botërore, por dhe veprimtarinë humane të bijës së këtij vendi, Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë”, thuhet në komunikatën e këtij forumi.