Lajmet e fundit

Kryesia e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetares, Justina Shiroka-Pula.
Në mbledhje, përveç tjerash u diskutua edhe për përgatitjen e Konventës së Punës së GD-së, e cila pritet të mbahet më 4 qershor.
Poashtu, me këtë qëllim, u vendos që Këshilli Drejtues i Gruas së PDK-së, të mblidhet më 27 Maj. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Gruas së PDK-së, u caktuan edhe grupet punuese për përgatitjen e Konventës së GD-së.
Kryesia e gruas së kësaj partie gjithashtu e uroi humanisten Flora Brovina për zgjedhjen e saj në pozitën e nënkryetares, në kryesinë qendrore të PDK-së, transmeton Klan Kosova.