Lajmet e fundit

Një grup i grave të tri partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën përmes një aktiviteti në sheshin "Zahir Pajaziti" të Prishtinës kanë kërkuar lirimin nga burgu të koleges së tyre, Donika Kadaj-Bujupi.
Magbule Shkodra kryetare e Aleancës së Gruas tha se Kadaj -Bujupi po mbahet pa të drejtë në burg dhe se lirimi i saj duhet të ndodhë sa më shpejt, transmeton Klan Kosova.