Lajmet e fundit

Sot në Gjilan, opozita e bashkuar mbajti tubimi mobilizues me gra, në kuadër të përgatitjeve për protestën e ardhshme kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe kundër kësaj Qeverie që e ka shkelur Kushtetutën e vendit.
Në këtë tubim u fol për rolin e gruas në ndryshimet politike në Kosovë ndër vite, si dhe për nevojën e rritjes së angazhimit në këtë fazë, ashtu që të gjithë bashkërisht t'i ndalim marrëveshjet që e cenojnë sovranitetin e Kosovës.
Gratë pjesëmarrëse në këtë tubim u shprehen të revoltuara me mënyrën e qeverisjes së këtij pushteti, qeverisje kjo që i ka sjellë dëme të mëdha Republikës së Kosovës. Ato u shprehen gatshme për angazhim të përbashkët në protestë deri në anulimin e marrëveshjeve dhe deri në largimin e kësaj qeverie, transmeton Klan Kosova.
"Mirupafshim më 17 shkurt", ishte emëruesi i përbashkët i folëseve në këtë tubimi.