Lajmet e fundit
Rreth 214 gra të cilat janë shpëtuar nga terroristët e Boko Haram, janë në gjendje ndryshe, kanë lajmëruar mediat lokale.

Shumë nga gratë janë testuar për shkak të sëmundjeve të ndryshme dhe infeksioneve, përfshirë edhe virusin HIV.
"214 nga to janë në faza të ndryshme të shtatzënësisë, disa janë veç disa muajsh shtatzënë, tek disa veç tash është zbuluar. Ne po tentojmë t’i stabilizojmë dhe po brengosemi për to”, ka deklaruar Fondi i OKB-së në Nigeri.
Ushtria nigeriane ka njoftuar se në ditët e kaluara ka liruar gati 700 gra që ishin rrëmbyer nga ekstremistët e Boko Haram.
“Shumica e fëmijëve që janë liruar së bashku me gratë kanë lindur atje”, kanë thënë nga Fondi.