Lajmet e fundit

Gratë e burrat të përfaqësohen barabartë në të gjithë sektorët. Këtë synim e ka projekti “Instrumenti për Barazinë Gjinore”, që u lansua të martën në Prishtinë.
Ai është i dizajnuar që ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke u siguruar që ka zhvillim të barabartë socio-ekonomik për të dyja gjinitë.
“Viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka demonstruar përkushtimin e saj për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kosova ka një agjenci të specializuar për barazi gjinore dhe ka ligje strategjike, të cilat janë të miratuara”, u shpreh Johannes Madsen, shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë.
Anise ka përmirësime, këtu u tha se mbetet edhe shumë punë që duhet bërë në këtë aspekt.
“Statistikat na kanë treguar që 17,09% e grave në Kosovë kanë marr pjesë në fuqinë punëtore, krahasuar me 46’6% të burrave, ky është një dallim shumë i madh. Ky boshllëk ka vazhduar edhe pse gratë janë pjesë e shumicës”, deklaroi Arnhild Spence, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.
E sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Qeveria po punon me diversitet e mundësi për të gjithë.
“Instrumenti për Barazinë Gjinore”, është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë.