Lajmet e fundit

Mëngjesi i së mërkurës në Arabinë Saudite shënoi ditën e parë ku gratë e këtij vendi do të kenë mundësi ligjërisht që të ngasin makina për herë të pare.
Përmes një dekreti Mbreti Salman lejoi ngasjen e veturave nga gratë në përputhje me ligjet islamike, i cili do të implementohet në qershor të 2018-ës.
Ky vendim vjen pas disa vjetësh kritika ndaj Arabisë Saudite, si i vetmi shtet në botë që nuk lejonte gratë të ngasin vetura dhe vetëm një javë pasi një klerik saudit u suspendua, ngaqë kishte thënë që gratë nuk duhen lejuar të ngasin vetura, pasi që kanë një të katërtën e trurit të burrit.
Diskriminimi ndaj grave dhe aftësisë së tyre për vozitje i ka shkaktuar dëme të mëdha reputacionit të mbretërisë nëpër botë.
Megjithatë, edhe duke pasur parasysh masat e reja, barazia gjinore ende mbetet larg prosperitetit ne ketë vend. Sipas Raportit për Boshllëkun gjinor 2016, Arabia Saudite radhitet në vendin 141 nga 144 shtete, duke lënë pas Sirinë, Pakistanin dhe Jemenin.
Më poshtë mund të shihni 12 gjëra që grave nuk u lejohet t’i bëjnë në këtë shtet.