Lajmet e fundit

Aleanca e Gruas së Kosovës ka mbajtur sot një aksion simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ka shpërndarë broshura për qytetarët me qëllim që të sensibilizojnë qytetarët e Kosovës që marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të dëmshme dhe ata duhet ta përkrahin që ato të ndërpriten.
Gjatë këtij aktiviteti edhe njëherë u përsërit se këto marrëveshje cenojnë sovranitetin e shtetit, transmeton Klan Kosova.