Lajmet e fundit

Aleanca e Gruas Kosovare, së bashku me deputeten e AAK-së Time Kadrijajn, ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve në masakrën e Lybeniqit dhe Qyskut të Pejës.
Të bashkuara gratë kanë kërkuar që të dënohen kriminelët e luftës në Kosovë, dhe jo çlirimtarët.
Ato në duar kanë mbajtur parullën “Ramush Haradinaj është Kosova”, duke kërkuar lirimin e tij pas arrestimit me fletë-arrest të Serbisë në aeroportin e Bazelit në Francë.

