Lajmet e fundit

Aleanca e Gruas se Kosovës ka dalë në përkrahje të protestës kundër nominimit të Vuk Jeremiqit për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, e cila do të mbahet më 3 shtator në Prishtinë tek sheshi Zahir Pajaziti, në orën 12:00.
Aleanca e Gruas se Kosovës(AGK) mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiçit.
AGK kërkon nga OKB qe te mos përkrahin kandidaturën aktuale dhe cilën do kandidature qe vjen nga shteti i Serbisë përderisa Serbia:Nuk kërkon falje për krimet e bëra ne luftën e fundit në Kosovë, nuk kthehen trupat e të pagjeturve , nuk njeh shtetin e Kosovës si dhe vazhdon te sillet ne mënyrë të papranueshme karshi çdo iniciative të Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.