Lajmet e fundit

Mesfushori Granit Xhaka ka konfirmuar edhe personalisht kalimin në Arsenal.
Ai në profilin zyrtar të tij në Facebook ka thënë se nga sezoni i ri do të luajë në Emirates Stadium, njofton Klan Kosova.
“Tani është zyrtare. Nga sezoni i ri do të luaj në Arsenal. Dua të falënderoj secilin në Borussia Moenchengladbach.”
“Bashkë në kthyem klubin nga aty ku ishte nisur, në Champions League. Gjithmonë do të shikoj me kënaqësi në atë kohë.”
“Tash unë totalisht do të jem i fokusuar të luajë në një nga klubet më të mëdha në botë. Është nder i madh për mua që të vesh fanellën e Arsenal, ashtu sikurse ka qenë nder të luaj për Gladbach në katër vitet e fundit, ka thënë Xhaka.
Xhaka ka thënë se shpreson që të takohen me njëri-tjetrin në Champions League, transmeton Klan Kosova.