Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka bërë një gjë të paparë sot gjatë Grand Prixit në Hungari.
Verstappen e nisi garën nga vendi i 10-të, por kjo gjë nuk e pengoi që ta fitojë këtë garë, njofton Klankosova.tv.
Lewis Hamilton përfundoi në vendin e dytë, derisa George Russel në vendin e tretë.
Ndërkohë Carlos Sainz në vendin e katërt, teksa top pesëshen e mbylli Sergio Perez.
Gara në Grand Prixin e Hungarisë filloi me një ritëm të shpejt, me Russellin, që dukej se ishte në formë të mirë, pasi në pjesën më të madhe të mapave ishte në vendin e parë, por që i mungoi ritmi në fund, gjë që bëri të përfundoj në vendin e tretë.
Hamilton suprizoi me një garë fantastike që nuk është parë këtë vit, duke përfunduar në vendin e dytë.
Ndryshe në renditje, Verstappen është në vendin e parë me 258 pikë, në pozitën e dytë Leclerc 178 sosh, Perez në vendin e tretë me 173 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.