Një punonjës i Tatimeve në qytetin e Shkodrës ka gjetur një granatë në makinën e tij, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Dervishbeg”. Forcat e policisë mbërritën e menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa larguan edhe granatën nga makina, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Nga të dhënat e para, dyshohet se granata është një sinjal kërcënues ndaj punonjësit të tatimeve për shkak të detyrës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.