Lajmet e fundit

Një qytetar nga Prizreni, me banim në rrugën “Asim Berisha” ia dorëzuar në polici dy granata dore të cilat kishin qëndruar në podrumin e shtëpisë ku ai banon që nga viti 1985 .
"Granatat i dyshuari i kishte fut në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në Stacion."
"Me t’ u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së", bën të ditur policia.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt, transmeton Klan Kosova.