Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga bllokada që opozita është duke i bërë zhvillimeve në Parlamentin e Kosovës, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).
Grainca thotë se megjithëse marrëveshja mund të ishte më e mirë, ajo i jep Kosovës mundësi për të ushtruar autoritetin në veri të vendit, njofton Klan Kosova.
"S'kemi arsye të privohemi nga debati. Cila është alternativa e opozitës?"
"Kjo marrëveshje e çon Kosovën në veri".
"A kemi mundur tash e 15 vite të shkojmë në veri? A ka mundur Aleanca, VV-ja apo dikush tjetër?"
"Unë nuk befasohem me sjelljen e Vetëvendosjes, nuk më surprizon sjellja jo institucionale e VV-së, por po befasohem me sjelljen e Aleancës dhe Nismës".