Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga bllokada që opozita është duke i bërë zhvillimeve në Parlamentin e Kosovës, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).
Grainca theksoi se synim i vetëm i veprimeve të opozitës është marrja e pushtetit, për të cilën s'po zgjedh mjete, njofton Klan Kosova.
"Çështja e Asociacionit dhe Demarkacionit është e ndryshme. Cështja e Asociacionit nuk ka ardhë sot, duhet ta shikojmë rrjedhen deri tani".
"Kjo marrëveshje, sado të jetë e dëmshme të jetë, krijon mundësi për të pasur qasje në veri të vendit".
"A ka një alternativë opozita? Cilat do të jenë pasojat tona nëse tërhiqen nënshkrimit?".
"Opozita nuk ka alternativë - ka vetëm një qëllim marrjen e pushteti dhe për këtë gjë nuk po zgjedh formë".
"Le të vijnë në Kuvend një alternativë dhe të na bindin edhe neve deputetëve të opozitës se ndoshta e kanë mirë".