Grafite me mbishkrime nacionaliste serbe janë shkruar në trafo e shtylla elektrike në fshatin Dobratin.
Kështu kanë treguar për Klankosova.tv, banorët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, të cilët përmes redaksisë janë shprehur të shqetësuar dhe të frikësuar njëkohësisht.
Ata thanë se për të dalë nga Sllovia dhe për të lëvizur në drejtim të qytetit të Lipjanit apo zonave të tjera, janë të detyruar të kalojnë nëpër fshatin e lartpërmendur, i cili është i banuar me shumicë serbe.
Fotografitë e mëposhtme të dërguara nga banorët tregojnë se në vendet e sipërpërmendura, lexohet: “Kosova është Serbi”, “Serbia” dhe “SRB”.
Lidhur me këtë ankesë, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
●●●
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.