Në Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Leposaviq janë shkruar grafite në disa objekte.
Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është deklaruar policia e cila përmes raportit njofton se rastet janë duke u hetuar.
Rastet janë si më poshtë:
Zubin Potok 11.02.2024 - 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
https://klankosova.tv/grafite-me-ngjyrat-e-flamurit-serb-shfaqen-ne-kater-komunat-veriore/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.